Showtime

Lufta Rusi-Ukrianë! Labi: Zoti është i mëshirshëm, njeriu në ‘dakikin’ që i vjen mundesia të të pushtojë, shkatërron botën

03/03/2022 10:26
nga:Genita C

Situata Rusi-Ukrainë vazhdon ende të jetë në tensione të mëdha.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe reagimet nga fytyrat publike, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Labi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” është shprehur se me ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë, u vërtetua se Zoti është i mëshirshëm.

“Pra Zoti mendon vetëm mirë, kurse njeriu në dakikin-minutin që i vjen mundesia të të pushtojë, poshtrojë, po mendojka keq për ty dhe mundohet që edhe t’a shkatrrojë botën”, shkruan Labi.

POSTIMI I PLOTË:

Mirëmengjesi i dashur njeri!

-Me ngjarjet e fundit të cilat po ndodhin nëpër botë , dhe të cilat i kemi parë që moti, ose të ngjarjet që i kemi dëgjuar për luftërat e kaluara botërore nga pleqët tanë..!

Po vertetohët se Zoti është më i mëshirshëm se sa njeriu të cilin ai ( Zoti) e krijoi!

Pra Zoti mendon vetëm mirë, kurse njeriu në dakikin-minutin që i vjen mundesia të të pushtojë, poshtrojë, po mendojka keq për ty dhe mundohet që edhe t’a shkatrrojë botën!

“I lutemi Zotit, që bota të mbetët vetëm në dorën dhe sigurinë e tij, e kurrë mos të mbetët në dorën e as një shteti , qoftë i fuqishëm apo i dobët”.

Zot na ruaj nga mendjet e LIGA dhe nga ata që mendojnë se janë më të fuqishëm se ty!!!

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë. ???