Geek

Spotify mbyll zyrën në Rusi

03/03/2022 10:16
nga:G C

Gjigandi i transmetimit muzikor Spotify ka mbyllur zyrën në Rusi në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës.

Kompania ka kufizuar gjithashtu zbulueshmërinë e shfaqjeve në pronësi dhe operim të mediave shtetërore ruse, raporton skynews.

Në fillim të kësaj jave, Netflix njoftoi se nuk e ka plan të shtojë kanale shtetërore në shërbimin e tij në Rusi, pavarësisht një rregulloreje që do t’i kërkonte asaj të shpërndante kanale të mbështetura nga shteti.

Ditët e fundit, markat globale, duke përfshirë Shell, Apple dhe Boeing, kanë ndërprerë lidhjet ose kanë ndaluar shitjet në Rusi, shpesh me dënimin e pakursyer të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe gjatë ditë së sotme me vrasjen e civilëve ukrainas dhe dëmtimin e pronave të tyre.