Sporti

Ky është futbollisti i parë i kombëtares së Ukrainës që i bashkohet luftës: “Do të shkatërrojmë rusët!”

03/03/2022 09:44
nga:L J

Viktor Kornienko, mbrojtësi i majtë i Shakhtar Donetsk dhe i kombëtares së Ukrainës, iu bashkua ushtrisë ukrainase.

Kornienko do të mbrojë atdheun nga pushtimi rus, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë jam në Ukrainë dhe po ndihmoj forcat e armatosura. Ne do t’i shkatërrojmë ata rusë të ndyrë! Lavdi Ukrainës”, tha futbollisti 23-vjeçar përmes rrjeteve sociale.

Ai u bë anëtari i parë aktiv i kombëtares së Ukrainës që mori armët për të mbrojtur vendin.

Kornienko mund të kishte lënë Ukrainën me pjesën tjetër të ekipit të Shakhtarit dhe të shkonte në Poloni i sigurt, por ai vendosi të qëndronte dhe të luftonte.

/GazetaBlic Sport