Katër shpërthime të mëdha kanë ndodhur natën në Kiev, të kapur nga dëshmitarët në video.Është e paqartë se cilat ishin objektivat e sulmit, apo nëse ka pasur viktimaKjo vjen ndërsa Rusia intensifikon sulmet e saj në qytetet kryesore të Ukrainës – me luftime që po ndodhin për një javë në veri, lindje dhe jug.Kombet e Bashkuara thonë se një milion refugjatë tani kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinjeGjykata Ndërkombëtare Penale hap një hetim mbi krimet e mundshme të luftës nga Rusia në UkrainëQindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas disa orëve të granatimeve të vazhdueshme, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit, raporton BBC.
08:42 – Çfarë po ndodh me autokolonën e blinduar ruse që është nisur për në Kiev?
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby, qindra automjete të blinduara ruse që shkojnë për në Kiev aktualisht “mbeten të bllokuara” gjatë rrugës.
“Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24 deri në 36 orët e fundit”, tha Kirby në një konferencë të Pentagonit të mërkurën.
Ai tha se vonesa mund të jetë për shkak të “rigrupimit të forcave dhe rivlerësimit të progresit që nuk kanë bërë dhe si të kompensojnë kohën e humbur”.
Sipas tij, “sfidat e logjistikës dhe qëndrueshmërisë” dhe “rezistenca nga ukrainasit” janë gjithashtu faktorë, raporton BBC, transmeton Klankosova.
Nga raportimet e paverifikuara bëhet e ditur se ushtarëve po u mbarojnë karburantet dhe ushqimet. Zyrtarët në rajonet që kanë rënë në duart e Rusisë kanë pohuar se trupat po plaçkisin supermarketet për furnizime dhe se ushqimet e ofruara atyre nga ushtria iu kanë skaduar, transmeton Klankosova.tv.
08:38 – Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore “Pekin 2022”
Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore, ka konfirmuar Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik.
“Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i Komitetit ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga Komiteti Paralimpik i Rusisë dhe Bjellorusisë për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022”, thuhej në deklaratën e Komitetit.
“Kjo do të thotë se para-atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen më 4 mars 2022”.
Atletët e dy vendeve po ashtu janë përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, deri në një vendim të ardhshëm, raporton Sky News.
08:18 – Moska pranon për herë të parë humbje të mëdha
Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje të mëdha në luftën me Ukrainën.
Për disa ditë, Kremlini ka refuzuar të pranojë një numër të madh të vdekjeve në “operacionin ushtarak”, i cili ka shkatërruar qytetet kryesore të Ukrainës.
Tani, Rusia thotë se 498 nga trupat e saj janë vrarë, me 1,597 të tjerë të plagosur.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se ky numër është afër 9,000.
Në një fjalim mbrëmë, ai tha: “Ushtria jonë po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun. Gati 9,000 rusë janë vrarë në një javë”, shkruan SkyNews.
Në seancën e sotme, në rend dite rezoluta në mbështetje të Ukrainës


