Bundesliga gjermane ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk kanë ndërmend të pezullojnë sportistët rusë dhe bjellorusë që luajnë në klubet e tyre.
Pushtimi rus i Ukrainës u pasua me shumë pezullime ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë, si dhe ekipeve dhe klubeve të tyre kombëtare, por ato ishin të fokusuara kryesisht në garat dhe ngjarjet ndërkombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.
Vazhda e pezullimeve po zgjerohet me orë, por Gjermania nuk ka vendosur ta zgjerojë atë seri. Kështu Bundesliga e futbollit ka vendosur të mos pezullojë futbollistët rusë që luajnë në klubet gjermane të futbollit.
Të njëjtin vendim ka marrë në nivel të përgjithshëm Bundesliga e hendbollit dhe pezullimet e rusëve dhe bjellorusëve nuk do të ndodhin në ligën gjermane të hokejit në akull dhe në ligën e volejbollit.
/GazetaBlic Sport


