Sporti

Shënoi autogol në fund të ndeshjes, mbrojtësi i Fiorentinës “shpërthen” në lot

03/02/2022 23:21
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, ngushëlloi ish-bashkëlojtarin e tij të Fiorentinës, Lorenzo Venuti, i cili shënoi autogol në hapin e fundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në Artemio Franchi.

Ishte ky gol që i dha fitoren e madhe skuadrës së drejtuar nga Allegri, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Italisë shpërtheu në lot sapo topi kaloi vijën në minutën e 91-të, gol ky që mund të ndikojë shumë edhe në fatin e skuadrës që do të kualifikohet në finalen e madhe.