Lajme

Kina kishte kërkuar nga Rusia të shtyjë pushtimin e Ukrainës deri në përfundimin e Lojërave Olimpike Dimërore

03/02/2022 21:03
nga:Donika Fetahu

Zyrtarët kinezë në fillim të muajit shkurt i kishin kërkuar zyrtarëve rusë që të mos nisnin pushtimin e Ukrainës para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin. Lajmin e publikon New York Time.

Sipas NYT, zyrtarë të lartë të Kinës kishin njohuri rreth planeve dhe synimeve të Rusisë para nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Presidenti rus Vladimir Putin ishte takuar me homologun kinez, Xi Jinping në Pekin para ceremonisë së hapjes lojërave olimpike më 4 shkurt.