Sipas lajmeve të publikuara këtë të mërkurë nga e përditshmja sportive spanjolle Mundo Deportivo, janë tre lojtarë që do të lirohen nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi i djathtë Oscar Mingueza, 22 vjeç dhe qendërmbrojtësit francezë, Clément Lenglet, 26 vjeç dhe Samuel Umtiti, 28 vjeç, janë tre emrat që gazeta i merr si të mirëqenë në listën e largimeve, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, siç është raportuar, revolucioni në Nou Camp duhet të jetë shumë më i gjerë, pasi lojtarë të tjerë si portierët Ter Stegen dhe Neto, mbrojtësi i djathtë Sergiño Dest, sulmuesi Sergio Busquets (në moshën 33-vjeçare tashmë është lidhur me një lëvizje të mundshme në Shtetet e Bashkuara) dhe sulmuesit Memphis Depay dhe Martin Braithwaite të cilët nuk shihen nën projektin e Xavit.
Në të gjitha këto raste ekziston edhe pasiguria për dy nga elementët më veteranë të skuadrës – të kthyerit Dani Alves (38 vjeç) dhe Gerard Piqué (35 vjeç).
/GazetaBlic Sport/


