Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, së fundmi ka publikuar disa imazhe gjatë takimit të saj me presidentin e Republikës së Maltës, Dr. George Vella.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtarë në Facebook, Osmani ka falenderuar presidentin Vella, për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që kjo Republikë i ka ofruar Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, përcjellë GazetaBlic.
“Faleminderit për mikpritjen, Maltë!
Në ditën e parë të qëndrimit në Maltë, u prita nga Presidenti i Republikës së Maltës, Dr. George Vella, të cilin e falënderova për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe tani në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian dhe në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.


