Sporti

Shpallen zgjedhjet për Kryetar të FFK-së, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor mbahet me 6 prill

03/02/2022 16:48
nga:Mergim Rreci

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për kryetar, përcjell GazetaBlic Sport.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit.