Lajme

Vdes ish-sportistja e njohur kosovare

03/02/2022 15:41
nga:Genita C

Hendbolli dhe sporti kosovar në përgjithësi ka marrë një lajm shokues ditën e sotme.

Ish-hendbollistja, Behare Brahaj-Ismajli ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi ku e ndjera ka qenë pjesë në kohërat më të mira, KHF Vjosa.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e Behare Brahaj-Ismajli, lojtare e kohës së artë të KHF Vjosa”.

“KHF VJOSA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashklojtareve si dhe komunitetit sportivë”, thuhet në njoftimin e klubit.