Lajme

Rusët nuk ndalen me sulme, nga ndërtesa shtetërore deri tek shkolla në Kharkiv

03/02/2022 14:33
nga:Genita C

Një shkollë në Kharkiv është goditur nga një raketë ruse pasditen e sotme.

Sipas zyrtarëve ukrainas, fotografitë e shpërndara në internet tregojnë një vrimë të hapur në njërën anë të ndërtesës, me tavolina të mbeturinave brenda shkollës së dëmtuar.

Ndërkaq, zëvendësguvernatori rajonal i Kharkiv tha se një raketë lundrimi kishte goditur ndërtesën e këshillit lokal, raporton SKy News.

Qyteti, i cili është nën zjarr të fortë, është afër kufirit ukrainas me Rusinë dhe një objektiv kyç për Vladimir Putin.

 

Raportohet se është goditur ndërtesa e Këshillit të Harkivit