Vadym Prystaiko, ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar është i pranishëm në Parlamentin Britanik sot.
Ai aty po sheh nga afër pyetjet e deputetëve për kryeministrin, Boris Johnson, një ngjarje e rregullt javore, shkruan BBC.
Prystaiko ka marrë një ovacion të vazhdueshëm nga deputetët në Dhomën e Komunave – shumë prej të cilëve kanë veshur shirita të verdhë dhe blu për të treguar solidaritetin e tyre për Ukrainën.


