Sporti

Telashe për Abramovich, ky është miliarderi 86 vjeçar nga Zvicra që dëshiron ta blejë klubin e Chelseat

03/02/2022 08:49
nga:L J

Miliarderi zviceran Hansjorg Wyss ka pohuar se i është ofruar mundësia për të blerë Chelsean, sipas mediave angleze.

86-vjeçari ka pranuar interesin për të blerë klubin e Stamford Bridge nga Roman Abramovich, por vetëm si pjesë e një konsorciumi. Miliarderi ruso-izraelit Abramovich mendohet se dëshiron të mbajë pronësinë e tij në Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

Por kjo mund të jetë pothuajse e pamundur nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendos sanksione ndaj 55-vjeçarit, i cili ka në pronësi klubin e Londrës që nga viti 2003.

Wyss ka pranuar se do të shqyrtojë detajet e çdo marrëveshjeje të mundshme për të blerë Chelsean, me çmimin e kërkuar që mendohet të shkojë përtej 2 miliardë eurove.

“Abramoviç po përpiqet të shesë të gjitha vilat e tij në Angli, ai gjithashtu dëshiron të heqë qafe Chelsean shpejt”, tha Wyss për gazetën zvicerane Blick.

“Më duhet të pres katër deri në pesë ditë tani. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. Sot, ne nuk e dimë çmimin e saktë të shitjes.”

Abramovich u përpoq të tërhiqej nga drejtimi i përditshëm i Chelsea të shtunën, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

/GazetaBlic Sport