Sporti

Përfundon në pare derbi i Madonninës, gjithçka vendoset në ndeshjen e dytë

03/01/2022 22:56
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi i madh i Madonninës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani e kishte dominimin në një aspekt, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.

Interi nuk arriti të tregojë diçka më shumë përveç një rasti që Edin Dzeko e kishte në pjesën e parë.

Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, kurse ndeshja kthyese luhet me 20 prill.

/GazetaBlic Sport/