Sporti

Dortmundi gjen pasuesin e madh të Erling Haaland

03/01/2022 22:07
nga:Mergim Rreci

Në rrezik për të humbur Erling Haaland gjatë verës, Dortmundi ka filluar të shikojë opsione të tjera sulmuese.

Dhe pikërisht në këtë situatë Sky Sport Deutschland, klubi po kërkon të transferojë Timo Werner, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke pasur vështirësi në përshtatjen me futbollin anglez, 25-vjeçari po mendon të largohet nga Chelsea dhe mirëpret rikthimin e tij në Gjermani.

Një situatë që mund të lehtësohet edhe nga fakti se gjermani përfaqësohet nga Volker Struth, biznesmeni që ndihmoi Dortmundin të siguronte Niklas Sule me kosto zero nga Bayerni.

I formuar në Stuttgart, Timo Werner nënshkroi për Chelsean në vitin 2020 pas një periudhe në RB Leipzig. Në një sezon e gjysmë në Londër, ai ka 18 gola dhe 13 asistime në 75 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/