Sporti

Emocionon Shevchenko me mesazhin e tij para ndeshjes, Milan – Inter

03/01/2022 21:25
nga:Mergim Rreci

Legjenda e Milanit dhe Ukrainës, Andriy Shevchenko, lexoi një video-mesazh përpara fillimit të ndeshjes në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndërsa kuqezinjtë dhe Interi u rreshtuan pas një baneri që bën thirrje për paqe.

Pati disa gjeste për të treguar solidaritet me popullin e Ukrainës pas pushtimit rus, përcjell GazetaBlic Sport.

Milani, i cili është skuadra ‘shtëpi’ për këtë ndeshje të parë, shpërndau letra për të gjithë pjesëmarrësit me flamurin ukrainas dhe fjalën ‘Paqe’ në të.

Lojtarët e kuqezinjve u ngrohën gjithashtu duke veshur një bluzë me të njëjtin dizajn.

Në vend të fotografive individuale të ekipit, të dy skuadrat dhe gjyqtarët qëndruan së bashku të përzier pas një pankarte që thërriste “Paqe”.