Lajme

Nusret Pllana të shtunën në Venedik, shfaq dokumentarin “Kush i vret fëmijët!”

03/01/2022 19:35
nga:Gazeta Blic

Shkrimtari dhe gazetari Nusret Pllana, të shtunën e kësaj e jave do të jetë në Venedik të Italisë për të ligjeruar lidhur me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Në këtë aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Zëri i Atdhetu”, Pllana do të shfaq edhe një dokumentar për luftën në Kosovë të titulluar “Kush i vret fëmijët”, shkruan GazetaBlic.com

Krahas këtij aktiviteti të titulluar “Adem Jashari simbol i qëndresës, frymëzim i lirisë”, Pllana do të bëjë edhe promovimin e disa veprave të tij.

Ky aktivitet është planifikuar të zhvillohet nga ora 20:00.

Më shumë detaje gjeni në broshurën e më poshtme: