Lajme

Nusja e cila bashkë me bashkëshortin i’u bashkua luftës ditën e martesës u shpreh: ‘Muaji më i mirë i mjaltit do të jetë liria për Ukrainën’

03/01/2022 20:46
nga:Donika Fetahu

Para disa ditësh filloi lufta në Ukrainë, e cila u sulmua nga trupat rus.

Një çift bëri bujë të madhe pasi që dyshja në ditën e martesës publikuan imazhe duke treguar se i’u kanë bashkuan luftës.

Së fundmi ‘nusja’ në një intervistë pë ATV, kishte folur hapur për gjendjen aktuale në vendin e saj, ku shfrytëzoi të thotë disa fjalë për presidentin rus Vladimir Putin.

Shpresoj që Putini të vdes sa më parë’, tha ajo.

Ku ndër të tjera u shpreh se muaji më i mirë i mjaltit për të dhe bashkëshortin e saj do të ishte liria për Ukrainën.

‘Muaji më i mirë i mjaltit do të jetë liria për Ukrainën’, tha ajo.