Lajme

Qeveria merr vendim: 20 gazetarë ukrainas do të strehohen në Kosovë

03/01/2022 18:40
nga:Donika Fetahu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Qeveria e udhëhequr nga ai ka marrë vendim për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

 

Ai tha se gazetarët në fjalë janë detyruar ta lëshojnë vendin e tyre si pasojë e pushtimit rus.

Postimi i plotë:

Qeveria jonë sapo vendosi të presë 20 gazetarë nga Ukraina në Kosovë. Ata u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre nga pushtimi rus. Në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj, në bashkëpunim me @EFJEUROPE & #ECPMF, ne do t’u mundësojmë atyre të punojnë nga distanca.