Pas pushtimit rus të Ukrainës, Adidas njoftoi këtë të martë se ka pezulluar partneritetin e saj me Federatën Ruse të Futbollit.
Kompania gjermane e pajisjeve sportive, e cila kishte një partneritet të gjatë me ekipin rus të futbollit që nga viti 2008, i bashkohet FIFA-s dhe UEFA-s dhe shumë kompanive dhe subjekteve të tjera në censurimin e Rusisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Adidas po pezullon partneritetin me Federatën Ruse të Futbollit me efekt të menjëhershëm”, zbuloi zëdhënësi i markës.
Në vitin 2020, Adidas shpalli shitje në vlerën 584 milionë euro, në Rusi dhe vendet lindore, të ardhura të barasvlershme me 2.9% të totalit.
/GazetaBlic Sport/


