Sporti

Futbollist ukrainas “sulmon” atë rus: Je i heshtur dhe i kripur, do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj

03/01/2022 15:58
nga:Mergim Rreci

Po vazhdon lufta në Ukrainë dhe tashmë po regjistrohen çdo ditë viktima në numër të madh.

Reagimet janë të mëdha nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe sportistë të dalluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Vitalii Mykolenko, futbollist i njohur ukrainas ka sulmuar futbollistin rus Artem Dzyuba në Instagram.

“Je i heshtur, i kripur, me shokët e skuadrës. Në Ukrainë po vriten civilë paqësorë. Do të mbylleni në birucë për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Dhe unë do të isha i kënaqur”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/