Lajme

Vjen paralajmërimi i radhës nga Rusia për banorët e Kievit

03/01/2022 14:52
nga:Q R

Ministria ruse e mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar të martën pasdite, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, shtohet në deklaratë, shkruan BBC.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të “parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë”.

Si dhe a mund të anëtarësohet Kosova shpejt në NATO? Ekspertët thonë se FSK-ja është e gatshme