Lajme

Islam Pacolli jep dorëheqje nga AKR

03/01/2022 14:47
nga:Genita C

Islam Pacolli ka dhënë dorëheqje nga të të gjitha strukturat në subjektin politik AKR, raporton GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi që bëri në rrjetin social “Facebook”.

Pacolli tregoi se ky vendim erdhi për shkak të disa arsyeve personale

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë,
Ju njoftoj se për shkaqe personale jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet në subjektin politik AKR.
Familjes time,presidentit te AKR-së,z.Behgjet Pacolli, votuesve të nderuar të këtij subjekti politik dhe të gjithë mbështetësve të mi, ju jam mirënjohës dhe falënderues përjetësisht.
Me respekt
Islam Pacolli