Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Sergiy Kyslytsya ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së kësaj të hëne.
Gjatë fjalimit të tij, Sergiy Kyslytsya tha se ai mund të vrasë veten ashtu si Adolf Hitleri në maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin të Gjermanisë. Ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për armët bërthamore.
“Nëse [Putini] dëshiron të vrasë veten, ai nuk ka nevojë të përdorë arsenalin bërthamor. Ai duhet të bëjë atë që bëri djali në Berlin në një bunker në maj 1945”, tha Sergiy Kyslytsya, ambasador i Ukrainës në Kombet e Bashkuara.
“If [Putin] wants to kill himself, he doesn’t need to use nuclear arsenal. He has to do what the guy in Berlin did in a bunker in May 1945.”
— Sergiy Kyslytsya, Ukrainian Ambassador to the United Nations pic.twitter.com/KaN9NgZyP3
— The Recount (@therecount) February 28, 2022