Lajme

Pas kërkesës së ministrit Mehaj, “Kosova në NATO” bëhet trend në Twitter dhe rrjete sociale

02/28/2022 20:37
nga:Donika Fetahu

Kërkesa e ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe të krijohet një bazë amerikane ushtarake në Kosovë ka marrë përkrahje në rrjete sociale.

Vetëm gjatë orës së fundit ajo është shkruar 2.221 herë në rrjetin social Twitter në Kosovë.

Një iniciativë e njëjtë është nisur edhe në Facebook teksa dikush ka dizajnuar këtë logo të ushtarit të FSK-së.

Kosova ende nuk është anëtare e NATO-s. Të gjitha shtetet e rajonit, përvec Serbisë, janë anëtarë të Aleancës Veri-Atlantike.