Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës i dërgon telegram përkrahës Federatës së Futbollit të Ukrainës

02/28/2022 18:32
nga:E K

Aksioni ushtarak rus në Ukrainë ka ngjallur reagime të shteteve të shumta botërore si në aspektin politik, ekonomik ashtu edhe në sport.

Shumë shtete bojkotuan çdo ndeshje të mundshme me Rusinë në futboll si shenjë revolte ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i FFK’së, Agim Ademi i ka dërguar telegram përkrahës homologut të tij në Ukrainë.

“Si një vend me plagë të freskta nga lufta, e ndjejmë tmerrin e luftës dhe frikën që vendi juaj është duke kaluar. Prandaj, përfitojmë nga ky rast për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe lutemi për sigurinë e tyre. Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj të dashur dhe ne qëndrojmë pranë jush për gjithçka që keni nevojë”,ka shkruar Ademi në telegram.

/GazetaBlic Sport/