Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet për pushtimin rus në Ukrainë

02/28/2022 16:37
nga:Donika Fetahu

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po mblidhet tani ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon, raporton CNN.

 

Në fjalimin e tij , presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid i Maldiveve, rinovoi thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982

Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.