Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka paralajmëruar rritje të çmimit të naftës.
Ai për Gazeta Blic ka theksuar se rritja e çmimit të naftës do të vazhdojë deri në gjysmën e muajit mars.
“Kjo rritje pritet të vazhdojë deri nga gjysma e Marsit, sipas parashikimeve të ekspertëve të industrisë, dhe thuhet se do të jenë çmimet më të larta të të gjitha kohrave. Në fundin e marsit pritet të stabilizohet tregu i sektorit të karburantëve. Do të rritet prodhimi dhe do të kemi stabilizim të tregut në tërë botën”, tha ai për Blic.
Sipas tij, lufta ndërmjet Rusisë e Ukrainës ka ndikim në shtrejtimin e derivateve
“Shtrejtimi po ndodh ddhe për shkak të sanksioneve që SHBA, Anglia, Gjermania dhe BE po i vendosin Rusisë, si në aspektin e karburanteve, sistemit bankar, pra të financimit, ashtu dhe ne sanksionimin e eksportëve”, thotë Beriani.
Sipas tij, dihet se gjendja ekonomike e kosovarëve është e vështirë dhe se çmimet e derivateve janë shumë të larta, por kjo shton ai po ndodhë në tërë Botën.
Beriani thotë se çmimet i përcakton berza dhe organizata prodhuese- OPEC.
Sipas Berianit, derivatet në Kosovë janë më të lira se sa në shumicën e vendeve të rajonit.
Është paralajmëruar se një litër naftë do të shkoj mbi 1.60 euro.