Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që të pezullojnë funksionimin e ambasadës së tyre në shtetin e Bjellorusisë, më saktësisht në qytetin e Minskut.
E gjithë kjo vjen për shkak të luftës që po zhvillohet mes Rusisë dhe Ukrainës, përcjell GazetaBlic.
Sipas mediumeve ndërkombëtare, dje një raketë u lëshua nga Bjellorusia në drejtim të shtetit të Ukrainës, gjë e cila ka ngjallur reagime të shumta.
Para pak çastesh, mediumet poashtu kanë raportuar se Amerika ka pezulluar funksionimin e ambasadës së tyre në Minsk.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar funksionimin e ambasadës së tyre në Minsk të Bjellorusisë”, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Burimi:
BREAKING: The United States is suspending the operations of its embassy in Minsk, Belarus
— The Spectator Index (@spectatorindex) February 28, 2022


