Lajme

Deputetja ukrainase pas tweet-it të Çitakut: Serbia vendi i vetëm në Evropë që mbështet Rusinë, është koha ta njohim Kosovën

02/28/2022 12:38
nga:N M

Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen ndaj Ukrainës. Ajo, madje ka thënë se “është koha për ta njohur Kosovën, e jo për të luajtur me armiqtë”.

Po ashtu, ka kritikuar Serbinë e cila nuk mbështeti sanksionet kundër Rusisë.

“Rusia me pushtimin ushtarak në Ukrainë dhe me kërcënimet me armë bërthamore, ka shkatërruar sistemin e së drejtës ndërkombëtare. Sot, pavarësia dhe sovraniteti i Ukrainës bashkë me Forcat e Armatosura të Ukrainës, zgjedhin partnerët perëndimorë. Por disa nga vendet që u betuan për miqësi me vendin tonë, zgjodhën ta mbështesin okupatorin. Një nga vendet e tilla është mbështetsja e lashtë e Kremlinit – Serbia, e cila nga viti 2014 ka marrë pjesë në dërgimin e qytetarëve të saj në Donbass. Sot, Beogradi nuk është i vetmi vend në kontinent që nuk ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë. Megjithatë, i gjithë populli, i cili u bë viktimë e gjenocidit serb të viteve të 90’ta, kosovarët, po përkrahin Ukrainën”, ka shkruar Friz në Facebook.

Këtu ka përmendur edhe reagimin e Vlora Çitakut, ish ambasadore e Kosovës dhe dikur ish-ministre e Punëve të Jashtme, e cila thotë se “Askush nuk do luftë”.

“Askush. Unë di për të mbijetuarit e luftës. Sidoqoftë, nganjëherë lufta është mënyra e vetme për të ruajtur lirinë dhe dinjitetin. Zemra ime është bashkë me gratë dhe burrat ukrainas, që janë në luftë tani”.

Deputetja ukrainase thotë se është e bindur që partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të Ukrainës, nuk janë ata që i qujanë vëllezër, “por ata që vijnë natën për t’ia shkatërruar vendin”.

“Miqtë e vërtetë janë ata që të mbështesin në kohë dhe momente të errëta të historisë. Pra, ne duhet të bashkohemi me partnerët tanë perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovën dhe të marrim një vendim për ta njohur Kosovën. Është koha për të kaluar me miqtë. Jo për të luajtur me armiqtë. Lavdi Ukrainës! Faleminderit, e mbështes Kosovës”, ka shkruar tutje ajo.