Lajme

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Kosovë polici nga Shqipëria

02/28/2022 10:24
nga:N M

Policia e Kosovës, gjegjësisht FAST Kosova (njësia për bashkëpunim ndërkombëtar) ka arrestuar katër persona në mesin e tyre edhe një polic nga Shqipëria që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burime të Gazeta Blic nga prokuroria e shtetit kanë thënë se një aksion i madh i policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës dhe të Klinës, ka rezultuar me arrestimin e katër personave.

“ Policia ka arrestuar një polic nga Shqipëria që ishte në kërkim ndërkombëtar dhe tre persona të tjera të cilët i kishin ofruar strehim të njëjtit”, ka thënë ky burim.

Gjatë arrestimit janë konfiskuar një sasi e madhe e substancave narkotike dhe disa armë.

I njëjti ka dal para gjykatës dhe pas procedurave 40 ditore pritet të ekstradohet drejt shtetit shqiptar. /Gazeta Blic.

Momenti kur arrin delegacioni ukrainas në vendin ku pritet të mbahen negociatat me Rusinë