Sporti

Klubi italian luan komplet ndeshjen me fanellat “Ukraina e lirë”

02/28/2022 09:09
nga:L J

Klubi italian, La Biellese ndërroi fanellen tradicionale të tyre bardh e zi me atë të kaltërt dhe të verdhë në shenjë mbështetjeje për shtetin e Ukrainës.

Skuadra italiane e kategorisë së pestë, Biellese kishte veshur fanellat verdhëekaltër ku shkruhej ‘Ukraina e lirë’ për të treguar mbështetje mes ngjarjeve të vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi është një nga shumë që shprehin mbështetjen për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë, në fitoren 1-0 në shtëpi kundër Alicese Orizzonti.

Megjithatë, ky gjest nga klubi italian ishte diçka e paparë dhe mjaft interesant.

/GazetaBlic Sport