Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë ka kritikuar FIFA-n që po e lejon Rusinë që të vazhdojë të konkurrojë në kualifikueset e Kupës së Botës.
FIFA ka marrë vendimin që Rusia do t’i duhet t’i luajë ndeshjet e radhës pa flamur ose himnin kombëtar dhe në një territor neutral nën emrin “Unioni i Futbollit të Rusisë”, përcjell GazetaBlic Sport.
Vendimi vjen si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës që filloi javën e kaluar.
Federata polake nuk është e kënaqur me vendimin e FIFA-s dhe presidenti, Cezary Kulesza kritikoi organin qeverisës.
“Vendimi i sotëm i FIFA-s është krejtësisht i papranueshëm. Ne nuk jemi të interesuar të marrim pjesë në një lojë ndaj tyre. Qëndrimi ynë mbetet i paprekur: Kombëtarja polake nuk do të luajë me Rusinë, pavarësisht se si do të quhet skuadra”, tha ai për mediat ndërkombëtare.
/GazetaBlic Sport


