Sporti

Finalja e Carabao Cup mes Liverpool dhe Chelsea shkon në vazhdime

02/27/2022 19:24
nga:E K

Liverpool dhe Chelsea nuk kanë arritur ta zgjedhin çështjen e fituesit pas 90 minutave lojë.

Skuadrat e gjermanëve, Klopp dhe Tuchel, zhvilluan një ndeshje intensive me shumë raste shënimi, shkruan GazetaBlic Sport.

90 minutat u mbyllën me rezultat 0-0, kurse të dy skuadrat gjetën golin, por që u anuluan për pozita të parregullta.

Fillimisht Liverpool shënoi me Matip, por goli i tij pas rishikimit të VAR u anulua për offside paraprak nga Van Dijk.

Kai Havertz realizoi në minutën e 80’të të takimit, ndërsa anësori sinjalizoi për pozitë jashtë loje të sulmuesit gjerman.

Finalja shkon në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta.

/GazetaBlic Sport/