Sporti

Liverpool dhe Chelsea luajnë baras në pjesën e parë në finalen e Carabao Cup

02/27/2022 18:19
nga:E K

Liverpool dhe Chelsea luajtën baras në pjesën e parë të finales së Carabao Cup.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë pa gola 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë 45 minutave të parë ndeshja ishte intensive me shumë raste shënimi por të dy skuadrat dështuan në konkretizim.

Rastet më të mira në këtë takim i patën Mane dhe Kai Havertz që nuk arritën të gjenin portën.

/GazetaBlic Sport/