Skuadra e Gjilanit ka barazuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Derbi ka përfunduar me rezultatin 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Gerhard Progni edhe në këtë duel ishte protagonist, me një gol dhe një asistim.
Fillimisht ai realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-0 pas 24 minutave lojë, kurse në pjesën e dytë asistoi për Prekazin, i cili shënoi me kokë.
Prishtina u zgjua nga gjumi në fund, ku Otto John shënoi pas 79 minutave, kurse Endrit Krasniqi shënoi nga fauli në minutën e 92’të.
Gjilani tani ndodhet në vendin e dytë me 44 pikë, kurse Prishtina në vendin e gjashtë me 26 pikë.
/GazetaBlic Sport


