Lajme

Putin vendos forcën bërthamore në gatishmëri

02/27/2022 15:02
nga:Gazeta Blic

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në “gadishmëri speciale”,niveli më i lartë i gatishmërisë për Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.

Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ai tha se vendet perëndimore kishin ndërmarrë “veprime jomiqësore” ndaj Rusisë dhe kishin vendosur “sanksione të paligjshme”./BBC/