Presidenti rus Vladimir Putin është suspenduar si president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi organi drejtues i këtij sporti para pak orësh.
“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën e IJF.
69-vjeçari është një adhurues i madh i xhudos, madje e ka përshkruar atë si ‘sportin e tij të preferuar’ dhe është një vizitor i rregullt i ngjarjeve të IJF, duke përfshirë Kampionatin Botëror 2017 në Budapest dhe ngjarjen e vitit të kaluar në Baku.
Federata gjithashtu njoftoi së fundmi anulimin e Grand Slam-it 2022 në Kazan, Rusi, i cili ishte planifikuar të mbahej nga 20 deri në 22 maj.
/GazetaBlic Sport


