Roman Abramovich ka hequr dorë nga administrimi i klubit të futbollit Chelsea në një përpjekje për të distancuar klubin nga thirrjet që ai të sanksionohej pas konfliktit Rusi-Ukrainë.
Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, pronari i Blues ka konfirmuar se ai do të dorëzonte postin e tij.
Megjithatë, në deklaratën e Abramovich nuk përmendej apo dënohej pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Sipas faqes zyrtare të Chelseat, janë gjashtë të besuar që tani do të marrin përsipër rolin e vendimmarrjes së Abramovich.
Ata janë si më poshtë: Bruce Buck, John Devine, Emma Hayes, Piara Powar, Paul Ramos dhe Sir Hugh Robertson.
Një nga ta, pra Piara Power para disa ditësh kishte postuar në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, ku solidarizohej me shtetin ukrainas.
“Unë kam qenë në Kiev shpesh gjatë 10 viteve të fundit. Të zgjohesh dhe ta gjesh atë (dhe të gjithë) në mes të një lufte është e dhimbshme. Dhe ja ku jemi, të pafuqishëm përballë Putinit luftarak. Solidaritet me popullin ukrainas”, ka shkruar ai.
/GazetaBlic Sport
I’ve been to #Kyiv a lot over the past 10 years. To wake up and find it (and the whole of ??) in the middle of a war is painful.
And here we are, powerless in the face of the war-monger Putin.
Solidarity with the Ukrainian people.
— Piara Powar (@PiaraPowar) February 24, 2022


