Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se ajo nuk u beson përpjekjeve “negociuese” ruse.
“Tani nëse rusët janë seriozë për negociatat, ata duhet të largojnë trupat e tyre nga Ukraina. Ata nuk mund të negociojnë me një armë për kokën e ukrainasve… Pra, sinqerisht, nuk u besoj këtyre të ashtuquajturave përpjekje të negociatave”, tha ajo për Sky News, përcjell Klankosova.tv
Truss tha se ky mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Ajo shtoi se do të ketë më shumë sanksione në ditët në vijim dhe ajo ka përpiluar një listë të oligarkëve.
Delegacioni rus thotë se janë gati për bisedime me Ukrainën në Bjellorusi


