Real Madrid ka arritur fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi, Karim Benzema, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Kross reagoi në Tëitter ku u shpreh i lumtur me fitoren, por siç tha ai në këto momentë futbolli nuk ka shumë rëndësi pasi mendimet e tij janë më viktimat dhe njerëzit e pafajshëm që ndodhen në zonë rreziku në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Fitore e rëndësishme, megjithatë, e shihni edhe një herë se sa i parëndësishëm është futbolli. Nuk do ta kisha besuar kurrë se një gjë e tillë është e mundur edhe sot… mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe ata që aktualisht jetojnë në një frikë të madhe”, shkroi Kross.
important victory, however, you see once again how unimportant football is. I would never have believed that such a thing is still possible today… my thoughts are with all the innocent victims of this war and those who are currently living in big fear. pic.twitter.com/2J1HfHDDrZ
— Toni Kroos (@ToniKroos) February 26, 2022
/GazetaBlic Sport/


