Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi, ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) dhe me Odën Tregtare të Stambollit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani tregoi detaje rreth takimit, shkruan GazetaBlic.
“Diskutuam për potencialin e jashtëzakonshëm për investime të reja në Kosovë dhe avansimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë”, shkroi presidentja.
POSTIMI I PLOTË:
Në takime të shumta sot me biznese në Odën Tregtare të Stambollit dhe Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë – DEIK diskutuam për potencialin e jashtëzakonshëm për investime të reja në Kosovë dhe avansimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë.


