Geek

YouTube bllokon kanalet ruse nga gjenerimi i të ardhurave

02/26/2022 20:54
nga:G C

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë, ka bërë që shumë shtete të vendosin sanksione kundër Rusisë, pjesë e kësaj “fushatë” sanksionesh i është bashkuar edhe kanali YouTube.

YouTube ka pezulluar shumë kanale ruse, duke përfshirë këtu edhe mediat e financuara nga shteti, nga gjenerimmi i të ardhurave nga shërbimi video, raporton Al Jazeera.

“Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme në Ukrainë.. ne po i pezullojmë një numër kanalesh për të fituar para nga YouTube, duke përfshirë këtu disa kanale ruse të lidhura me sanksionet e fundit”, thotë Youtube.

Në anën tjetër edhe platforma të tjera të rrjeteve sociale kanë aplikuar masa të ngjashme ndaj Rusisë.

KPM-ja largon kanalet ruse nga platformat televizive në Kosovë