Lajme

Dalin shifrat: Më shumë se 150,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre deri më tani

02/26/2022 18:42
nga:Genita C

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë, i cili ka shpërthyer në luftë ditët e fundit, ka bërë që shumë ukrainas të largohen nga Ukraina.

Më shumë se 150,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, raporton Al Jazeera.

“Zhvendosja në Ukrainë po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës”, shkroi Filippo Grandi në Twitter.

Numër i madh tankesh ruse lëvizin në afërsi të Ukrainës