Sporti

Xavi: “Pa përforcimet e janarit gjithçka do ishte më e vështirë”

02/26/2022 17:49
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez pranoi se nënshkrimet e dimrit (Adama Traore, Ferran Torres dhe Pierre-Emerick Aubameyang) po ndihmojnë rikuperimin e ekipit, por ai gjithashtu u kërkoi të gjithëve të ruajnë përulësinë që kanë treguar.

Ai pranoi se gjithçka do ishte më e vështirë pa transferimet e afatit kalimtar të janarit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Gjithçka do të ishte më e vështirë pa përforcimet. Kjo është e qartë. Nuk jam i befasuar nga aftësia e Aubameyang për të shënuar. Përulësia me të cilën punon për skuadrën, mënyra se si ai shtyp dhe ambicia e tij, kjo është ajo që më befason. Ai punon për ekipin. Adama ka qenë surprizë në mënyrën se si vendos situatat dhe tregon se është shumë më i pjekur. Ferrani më duket se është një lojtar i një niveli tjetër, spektakolar. Mënyra se si gjen hapësira dhe nuk humb topa. Ai është një lojtar i klasit botëror. Ishte një nënshkrim spektakolar dhe ai është një lojtar i mrekullueshëm”, tha fillimisht Xavi.

“Jemi më mirë, por duhet të jemi realistë, të matur dhe të vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe qetësi. Është lojë për lojë. Çdo ndeshje është një finale. Ne nuk lëmë asgjë mënjanë, por e dimë se është shumë e vështirë të fitosh ligën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/