Lajme

Strategjia që po përdorin forcat ukrainase për t’i ç’orientuar trupat ruse

02/26/2022 16:10
nga:Genita C

Ministri i Mbrojtjes se Ukrainës i ka kërkuar njerëzve që t’i largojnë emrat e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave nga tabelat rrugore që gjinden në rajonet e tyre.

Ata kanë thënë se kjo po bëhet me qëllimin për ta “ngatërruar dhe çorientuar armikun”.

“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje: – të heqin pllakat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter, raporton Sky News, përcjell lajmi.net

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pastruar Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt të jetë e mundur!”.

A u ndalua hyrja e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi nga Turqia? – Vjen reagimi i parë nga ky shtet