Sporti

Ballkani distancohet nga Drita në katër pikë, ja renditja tabelare në Superligë

02/26/2022 15:27
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka triumfuar ndaj Dritës në derbin e madh, shkruan GazetaBlic Sport.

Suharekasit triumfuan me rezultat 0 me 1. Ishte një ndeshje që nuk prodhoi shumë, por që skuadra e Ilir Dajës doli në fund me pikët e plota.

Solomon shënoi golin e fitores pas një aksioni në minutën e 70-të. Kjo është fitorja e dytë e Ballkanit ndaj Dritës në këtë edicion.

Në anën tjetër, Llapi triumfoi bindshëm ndaj Malishevës. Të drejtuarit e Batatinës fituan me rezultat 3 me 0.

Valmir Veliu shënoi dy golat e parë, kurse Ramadani realizoi golin e tretë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kjo është renditja tabelare pas dy ndeshjeve të sotme.

/GazetaBlic Sport/