Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani ka triumfuar ndaj Dritës në derbin e madh, shkruan GazetaBlic Sport.
Suharekasit triumfuan me rezultat 0 me 1. Ishte një ndeshje që nuk prodhoi shumë, por që skuadra e Ilir Dajës doli në fund me pikët e plota.
Solomon shënoi golin e fitores pas një aksioni në minutën e 70-të. Kjo është fitorja e dytë e Ballkanit ndaj Dritës në këtë edicion.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se është i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij.
“Mendoj se ishte një ndeshje taktike nga të dyja skuadrat. Nuk e merituam humbjen për atë që dhamë në fushë. Duhet të ecim përpara, jam shumë i kënaqur me punën e ekipit. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje sa më shpejt”, tha Nuhiu.
/GazetaBlic Sport/


