Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kubela, u ka bërë thirrje grave ruse që të marrin në shtëpi burrat, bijtë dhe baballarët e tyre, që janë pjesë e pushtimit rus të vendit të tij.
Duke postuar në Twitter një foto me ushtarë rusë të kapur nga forcat ukrainase, Kubela thotë:
“Nëna, gra dhe bija të ushtarëve rusë! Merrini burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli ukrainas i priti ata me armë, jo me lule. Kërkojuni autoriteteve që të ndalojnë pushtimin, shpëtoni të dashurit tuaj!”.
Матери, жёны, дочери русских солдат! Заберите своих мужчин домой. Они пришли на чужую землю убивать невинных людей, разрушать наши дома. Ваша власть врет. Народ Украины встречает их с оружием, а не цветами. Требуйте от власти остановить захватническую войну,спасите своих близких! pic.twitter.com/fCtsiLRw3R
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
Më herët, Kubela u bëri thirrje vendeve të botës që të ndërpresin blerjen e naftës ruse, për të shkatërruar ekonominë e saj, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.


